Ora News - Shkelën rregullat e qarkullimit, arrestohen 22 shoferë
  • 5 years ago
#rtvora

Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas janë arrestuar 22 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, janë pezulluar 94 leje drejtimi dhe janë vendosur 4671 masa administrative.

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore Policia Rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle duke përdorur drager e radarë, si dhe duke aplikuar monitorimin e qarkullimit me punonjës civilë të Policisë Rrugore.

"Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin u angazhuan 951 punonjës të Policisë Rrugore dhe gjatë kontrolleve duke përdorur aparatin drager u evidentuan dhe u arrestuan 14 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 persona për drejtim mjeti apo motomjeti pa Leje Drejtimi", thuhet në njoftimin e policisë.

Kontrollet kanë vijuar edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo për shpejtësi tej normave të lejuara, gara shpejtësie, qarkullim në sens të kundërt, shkelje që ndëshkohen me tërheqje të Lejes së Drejtimit dhe dërgimin në OASH.

"Ne funksion te kontrolleve te dedikuara janë pezulluar 94 Leje Drejtimi, nga këto: 34 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 31 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 29 për shkelje të ndryshme. Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 197 drejtues mjetesh që qarkullonin pa vendosur rripin e sigurimit, 131 pa vendosur kaskën mbrojtëse. Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 658 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 770 drejtues për parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Gjithashtu, janë vendosur 1 468 masa për parkime të gabuara, 47 për mungesë siguracioni, 87 për xhama të zi dhe 1 105 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor", sqaron policia.

Gjatë fundjavës, vetëm si rezultat i denoncimit të qytetarëve janë vendosur 208 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkelen-rregullat-e-qarkullimit-arrestohen-22-shofere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended