Tirana International School dhe aktiviteti i saj ne Shqiperi (14 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Kjo është një ndër shkollat më të shtrenjta në botë dhe ndodhet në periferi të Tiranës. Për një muaj këtu paguhet 1400 dollarë ose e konvertuar në monedhën tonë, kushton rreth 2 milion lekë në muaj. Kjo shkollë është hapur në vitin 1991 në fillim për fëmijët e të huajve që punojnë në ambasada dhe shoqata. Nga viti në vit këtu janë shtuar dhe shqiptarët. Tani numri i vendasve është 10 ku 4 prej tyre kanë fituar nga konkurset dhe paguajnë vetëm 300 dollarë në vit.
Drejtori i shkollës Mocher tregon se mësimi bëhet krejtësisht në anglisht dhe punohet individualisht me nxënësit. Metoda që përdoret është amerikane dhe shkolla njihet kudo në botë. Sot në këtë shkollë ishte dita e fundit e mësimit. Në këtë fundviti nxënësit shprehen se në fillim kishin hasur probleme në këtë shkollë por më vonë gjërat u thjeshtësuan. Mësimi këtu fillon rreth orës 08:00 dhe mbaron rreth orës 13:00, por deri në orën 15:00 ata vazhdojnë të studiojnë sipas programeve personale.
Natyrisht me çmime të tilla. Kjo shkollë ka dhe kompjutera dhe gjithçka që nevojitet për një mësim bashkëkohor. Ndërkohë sipas drejtuesve të shkollës në vijim të viteve që vijnë, numri i shqiptarëve pritet të pakësohet. Megjithëse kërkesat nga prindërit shqiptarë janë të shumta, autoritetet preferojnë më tepër të huajt.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended