Mbledhja e qeverise dhe fondet per Ministrite (13 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Qeveria sot në mbledhjen e saj të radhës ka vendosur t'i japë Ministrisë së Punëve Publike një shtesë prej 22 milion e 500 mijë lekësh për rrugët e disa qyteteve. Pikërisht tre muaj para zgjedhjeve lokale, qeveria ka akorduar këtë shumë e cila do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Është menduar që fondi të prokurohet në forma të përshpejtuara me qëllim që investimet të kryhen brenda muajit Gusht të këtij viti.
Po sot, Këshilli i Ministrave ka miratuar kërkesën për shtimin e një fondi investimesh në buxhetin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Shuma prej 2 milion lekësh do të përdoret për rikonstruksionin e fushës së futbollit të qytetit të Poliçanit. Qeveria ka miratuar sot ratifikimin e Konventës Europiane për shtypjen e terrorizmit, pastrimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit.

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended