Ora News - Ja kush mund të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Maqedonia e Veriut hapi kufijtë me kushte e masa anti kovid me të gjitha vendet e rajonit. Trau i doganës do të ngrihet për ata që do paraqesin test anti kovid të 72 orëve të fundit, ose do të nënshkruajnë karantinim për 14 ditë. Ata që do të kalojnë transit kanë 5 orë leje!

Sipas vendimit të qeverisë, trau i doganës do të ngrihet vetëm për personat që do ta paraqesin një test anti kovid të 72 orëve të fundit.

Në rast të kundërt, ata do të qëndrojnë në karantinë për një periudhë 14 ditore, edhe nëse ata janë shtetas maqedonas.

Nuk lejohet hyrja për turizëm, mbetet ende e pakonfirmuar nëse do hapen në 1 korrik apo jo bëjnë me dije autoritetet maqedonase.

Ndërsa sa i përket tranzitit, mund të kalohet në pikat doganore me Maqedoninë e Veriut, duke firmosur një deklaratë provizore për 5 orë liri lëvizje.

Më ketë rregull, u lejuan të futen edhe këta turistë nga Gjermania.

''Jemi nga Gjermania. Do të kalojmë fillimisht drejt Maqdonisë së Veriut për të vijuar më tej në Bullgari e Rumani. Këtu u informuam se Maqedonia e Veriut na lejon të kalojmë tranzit 5 orë, derisa të kalojmë në Bullgari. Por nuk mund të qëndrojmë. Për të hyrë në Shqipëri nuk kishim probleme, por nuk na lejuan të kalojmë drejt Greqisë. Do të kthehemi sërish në Shqipëri për të vijuar rrugën drejt Shqipërisë.''

Ndërkohë Shqipëria ka hapur kufijtë pa kushte me të gjitha vendet fqinje

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ja-kush-mund-te-udhetoje-drejt-maqedonise-se-veriut

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended