Nga resorti i Hajrave te blindi i Lul Berishës, SPAK: 11 pasuri të pajustifikuara ti kalojnë shtetit
  • 4 years ago
TIRANE-SPAK ka depozituar 11 kërkesat e para për konfiskim të pasurive të botës së krimit. Mes pasurive është BMW-ja e blinduar e Lulzim Berishës dhe resorti Golden i Hajrave.

Po ashtu edhe pasuri të bashkëpunëtorëve të Hajrave në Shkoder. Hajrat akuzohen si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës. Këto janë konfiskimet e para pas nisjes së OFL-së në fillim të këtij viti.

Subjektet kanë minimalisht 6 muaj afat që gjatë gjykimit në GJKKO të sjellin prova, fatura, fakte ekspertiza ekonomike për të verifikuar pasurinë. Deri tani asnjë nga këto pasuri që kërkohet sekuestro nuk është justifikuar dot.

Këto pasuri janë të sekuestruara. Konfiskim do të thotë kalim në pronësi të shtetit.
Recommended