SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Lulzim Berishës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar në Gjykatën e Posaçme pesë kërkesa për sekuestrim pasurish. Në shënjestrën e SPAK janë vënë Lulzim Berisha dhe shtetasit e dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës.Për Berishën SPAK ka kërkuar që t?i sekuestrohet automjeti i blinduar. Ndërsa familjes Doçaj, që akuzohet për pengmarrjen e Jan Prengës, SPAK ka kërkuar t?i bllokohen: banesë tre kate, banesë dy kate, banesë dy kate plus papafingo, banesë dy kate plus njësi shërbimi, tokë arë dhe truall të gjitha në Shkodër.Po ashtu, është kërkuar edhe sekuestrimi i automjetit tip ?Mercedez Benz?.Këto asete sipas SPAK i përkasin 5 subjeteve Forca e Ligjit të cilëve më herët i është dërguar formulari dhe brenda 48 orëve janë përgjigjur për t?i justifikuar ato nëse i kanë apo jo të ligjshme.
Recommended