9 viktima nga Covid-19 ne RMV |Lajme-News

  • 4 years ago
Maqedonia e Veriut vazhdon me shifra rekorde të të infektuarve me Covid-19, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 162 raste të reja dhe 9 viktima. E partitë politike vazhdojnë debatin rreth zgjedhjeve.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi nga Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, dhe i bëri me dije opinionit se nëse zgjedhjet mbahen më 5 Korrik, partia e tij nuk do të marrë pjesë.

?Ke kohë deri në fund të kësaj dite ta vazhdosh gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendjen e jashtëzakonshme duhet ta vazhdosh sepse VMRO DPMNE ka dy kushte:

Të punojmë protokolle me të cilat do mbrojmë shëndetin e qytetarëve. Dhe kushti i dytë, të kemi zgjedhje te ndershme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse?.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se data e zgjedhjeve nuk është dhe nuk mund të jetë dëshirë e një partie apo dëshirë personale por ajo është caktuar me Kushtetutën dhe ligjet. Kurse BDI kërkon nga partitë që të tregojnë pjekuri politike, që krizës shëndetësore mos t?i shtohet edhe kriza politike e institucionale.

Ndërkohë, gjendja e jashtëzakonshme përfundoi mbrëmë, e sipas dekretit me forcë ligjore të Qeverisë, afatet për organizimin e zgjedhjeve po vazhdojnë. KSHZ ka drejtuar edhe një shkresë deri tek Komisionet komunale zgjedhore, prej të cilëve kërkon që të nisin me përgatitjet për zgjedhje.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended