Top News - Në krye të BKH/ Pas hetimit, 4 kandidatët të pastër

  • 4 years ago
Byroja Kombëtare e Hetimit është struktura që pritet të ngrihet dhe të nisë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Që prej muajit shkurt e deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje për këtë. Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me kandidatët e përzgjedhur.
Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes nxori 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment. Ata janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.Por deri në momentin e emërimit të drejtorit të BKH duhet të kryhen të tjera verifikime.
Një prej të cilave edhe formulari i dekriminalizimit, verifikim që rezulton të jetë kryer dhe të katër kandidatët rezultojnë të pastër.Por çfarë është në të vërtetë kjo strukturë kaq shumë e përfolur? Byroja Kombëtare e Hetimit, mund të konsiderohet pa frikë si ?dora e hekurt? e Strukturës së Posaçme Antikorrupison.
Ajo do të jetë një lloj strukture e specializuar e policisë gjyqësore e cila do të përbëhet nga hetues dhe oficerë të trajnuar e përgatitur nga shërbimet amerikane. Në përbërje do të ketë plot 60 hetues dhe një drejtues të saj.
Të gjithë këta hetues do të marrin eksperiencën më të mirë perëndimore, dhe do të kenë në dispozicion edhe mjetet më të sofistikuara e të modernizuara të hetimit.Kjo nuk është gjë tjetër veçse një kontroll i imtësishëm e i detajuar i gjithë figurës së tyre profesionale, aspektit familjar, por edhe të gjitha burimeve të tyre financiare në mënyrë që të mos ekzistojë më tutje asnjë dyshim apo aludim rreth punës së tyre.
Sipas dispozitave të Ligjit për SPAK ngritja e kësaj strukture të specializuar do të kërkojë afro 6 muaj, ndaj deri atëherë do duhet të presim dhe të shohim sesa realisht do të zbatohen dhe do të jenë efektive të gjitha këto pritshmëri parashikime mbi punën e BKH-së.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BKH#TopChannel

Recommended