Hapet gara për krye hetuesin/ Do drejtojë njësinë me 60 hetues të BKH-së

  • 4 years ago
Kreu i njësisë Forca e Ligjit Artan Shkëmbi, është zyrtari i parë i policisë që pranon se do të hyjë në garën për drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit.


I kontaktuar nga Top Channel, Shkëmbi pranoi që po përgatit dokumentacionin për t?iu përgjigjur thirrjes për t?u bërë pjesë e specialëve që do hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndërkohë, në garë flitet se do hyjë edhe shefi i antiterrorit, Gledis Nano, i cili pasi u kontaktua nga Top Channel nuk konfirmoi asgjë.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, hapi garën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pretendentët kanë afat deri në datën 30 janar për të dorëzuar formularët. Në këto formularë konkurrentët duhet të raportojnë veç CV-së edhe të dhëna personale sikurse ngjyra e syve, ngjyra e flokëve dhe pesha.

Por, ndërkohë, kreu i SPAK, Arben Kraja mendon se Byroja Kombëtare e Hetimit që do të bashkëpunojë me Prokurorinë Antikorrupsion nuk është një punë vetëm për burrat, por edhe për femrat. Në mesazhin e drejtuar garuesve, Kraja mbajti parasysh barazinë gjinore.

?Ne duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t?iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së?, ka thënë Arben Kraja.

Në formularë, pretendentët që mund të jenë drejtues të lartë apo edhe prokurorë duhet të shpjegojnë edhe arsyet pse e shikojnë vetëm në këtë skuadër, deri tek raportimi mbi origjinën e prindërve. Përpara aplikimit kandidatët duhet të heqin dorë së bashku me familjen nga privatësia, ndërkohë që procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BKH#TopChannel

Recommended