Voltana Ademi: Nuk mund të përfundoj në burg për shkak se policia e shtetit është e inkriminuar
  • 4 years ago
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi nga Velipoja ka bërë një tjetër deklaratë. Ajo akuzon policinë e shtetit se në kohën e pandemisë kur të gjithë nuk i lejonte të dilnin, në plazh kundër rregullave ka lejuar lëvizjen.

"Ajo që unë i kam thënë ministrit është që policia duhet të veprojë dhe nëse në pandemi nuk na lejoji të lëviznin, policia e shtetit ka lejuar të lëvizin njerëz në plazh dhe këtë nuk mund tja hedhin bashkisë Shkodër , sepse kryetarja e bashkisë nuk mund të përfundojë në burg, sepse policia është e inkriminuar. Ky është diskutimi që kam bërë me Sandër Lleshajn në Velipojë", tha Ademi.
Recommended