Voltana RTV Ora - Ademi nuk dorëzohet, inspekton punimet në qendrën multifunksionale
  • 5 years ago
#rtvora
Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi ka vendosur të rezistojë duke mos e lënë mandatin. Një ditë pas konstituimit të këshillit të ri ajo ka inspektuar punimet në qendrën multifunksionale, duke deklaruar dhe vazhdimin e punimeve në investime të tjera.

Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës duket se nuk i ka krijuar problem Voltana Ademit për të vijuar me inspektimin e punimeve nga projektet e nisura.

Një ditë pas përplasjeve mes mbështetësve të opozitës policisë dhe socialistëve, kryebashkiakja ka shpërndarë një material ku është shfaqur në Qendrën Multifunksionale pranë ish- kopshtit ?Guerrile?, ku investimi po realizohet me mbështetjen e UNDP.

Voltana Ademi: Me një kopsht të ri të rikonstruktuar me dyfishin e hapësirës ne do kemi mundësi që të shërbejmë më shumë. Nga ana tjetër do të hapim një çerdhe të re, një shërbim që ka munguar në lagjen 1. Një çerdhe e cila ka hapësirën e mjaftueshme për ti shërbyer të gjithë lagjes. Me një qendër të re shëndetësore që i bashkëngjitet shërbimit multifunksional, një shërbim i ri.

Në deklaratën për mediat të bashkisë së Shkodrës thuhet se investimi prek vlerën e 13 milion lekeve.

Voltana Ademi: Dua të falenderoj UNDP, e cila ka financuar me 13 mln lekë, projektin që bashkia Shkodër aplikoi dhe u shpall fituese.

Ndërsa Ademi ka inauguruar punimet, prej përfaqësuesve të PS pritet që të niset kërkesa për pavlefshmërinë e mandatit të Valdrin Pjetrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/voltana-ademi-nuk-dorezohet-inspekton-punimet-ne-qendren-multifunksionale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended