Top News - Koreja e Veriut do t’i ndërpresë të gjitha linjat e komunikimit me Jugun!

  • 4 years ago
Idili mes dy Koreve duket se ishte e destinuar të mos zgjaste: pavarësisht entuziazmit që ngjallën samitet e pajtimit, nga Koreja e Veriut mbërrijnë sërish sinjale lufte.


Peniani njoftoi se do t?i ndërpresë të gjitha linjat e komunikimit me Jugun, përfshirë edhe atë direkt mes dy liderëve. Thirrjet e përditshme, të cilat janë realizuar në një zyrë ndërlidhëse në qytetin kufitar të Koresë së Veriut, Kaesong, do të pushojnë nga sot, njoftoi agjencia verikoreane e lajmeve KCNA.

Sipas saj, kanalet e komunikimit ushtarak do të ndërpriten gjithashtu. Duke e përshkruar jugun si ?armiku?, agjencia thotë se njerëzit e Koresë së Veriut ?janë zemëruar nga sjellja e pabesë dhe dinake e autoriteteve të Koresë së Jugut, me të cilat kemi shumë çështje për të zgjidhur?.

Dy Koretë janë teknikisht në luftë, sepse konflikti i tyre i viteve 1950-1953 ka përfunduar me armëpushim dhe jo me traktat paqeje. Raporti i KCNA akuzoi po ashtu autoritetet e Koresë së Jugut se ?në mënyrë të papërgjegjshme i lejojnë dezertorët të dëmtojnë dinjitetin e udhëheqjes supreme të Koresë së Veriut?. Koreja e Jugut nuk ka dalë ende me ndonjë reagim.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SouthKorea#NorthKorea#TopChannel

Recommended