Publikohet foto e snajperit me te cilin u qellua Ardian Çapja

  • 4 years ago
Në studion e ?Opinion? u publikua mbrëmjen e kësaj të hëne fotografia e snajperit me të cilin dyshohet se u bë atentati i mëngjesit të kësaj të hëne ndaj Ardian Çapjas, në qytetin e Elbasanit.

Pamjet tregojnë snajperin brenda automjetit të përdorur nga autorët, i cili u gjet i djegur pak kohë pas ngjarjes. Duke përcjellë informacionin e një specialisti të armëve, Blendi Fevziu tregoi se bëhet fjalë për një snajper me precision tepër të lartë, që përdoret nga forcat RENEA.

?Ky është snajperi i djegur brenda makinës. Po ta shihni ky është snajperi, të gjitha pjesët me fibër dhe dru janë të djegura, vetëm ka mbetur pjesë mbështetëse. Ky është snajperi. Një specialist i armëve më thotë me të dhëna më të sakta, për snajperin e përdorur. Është snajper Saiko, finlandez, modeli m10, të cilin e disponon RENEA. Shkon deri në 1500-200 metra fuqia shpuese. Pra bëhet fjalë për një armë me precizion shumë të lartë?. /tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended