Report TV - Iu bë atentat, Ardian Çapja mbërrin te 'Trauma'! Blindohet spitali, detajet mbi ngjarjen

  • 4 years ago
Ardian Çapja ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë të specializuar pas atentatit që iu bë paraditen e sotme jashtë banesës së tij. Ardian Çapja ka marrë një plumb në shpatull dhe në momentin që është plagosur ka rënë në tokë duke pësuar një frakturë edhe në kokë. Nga të dhënat e para raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Spitali i Traumës është nën masa të rrepta sigurie me efektivë të armatosur në hyrje.

Recommended