Ora News - Testimi i parë i maturës: Sallë e veçantë për nxënësit me temperaturë, nuk pati raste

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Maturantët iu nënshtruan provimit të parë të maturës nën masat e parcaktuara kundër covid 19. Provimi zgjati 2 orë ndërsa të rinjve iu kontrollua temperatura dhe pajisja me maksa dhe me doreza. Ministria e Arsimit kishte përgatitur një sallë të posaçme për të rinjtë me temperaturë por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë maturant që ka shfaqur simptoma.

Para testimit për gjuhën e huaj, maturantëve iu desh të jepnin një tjetër kontroll, atë të temperaturës dhe të pajisjes me maska dhe me doreza.

Rreth 31 mijë maturantë në të gjitha vendin ju nënshtruan testit të parë të maturës shtetërore duke ruajtur distancimin social.

Të emocionuar ata presin tu thërrasin emrin...

Disa thonë se rikthimi në shkolla pas ndërprerjes për shkak të pandemisë ishte i rëndësishëm për një rezultat më të mirë në provim...

''Mësuesi ka qenë tepër i kujdesshëm me shpjegimin e mësimit, na ka mbushur të gjitha informacionet që i kishim humbur gjatë pandemisë. Na ka përgatitur shumë mirë.''

Ndërsa të tjerë thonë se masat kundër covid do ua vështirësojnë zhvillimin e provimit.

''Do merremi me maskë me doreza, mund të na merret fryma, vapa, këto emocionet. Do e kemi shumë të vështirë te provimet për shkak se kemi 6 muaj që nuk vijmë në shkollë.''

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/besa-shahini-u-uroj-suksese-te-perzemerta-maturateve-qe-kane-provimin-e-pare-te-matures

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended