Si të mbrohemi nga tërmeti? Shkollat e Tiranës nisin me leksionin e veçantë për nxënësit
  • 4 years ago
Pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit, sot u hapën dyert e shkollave. Por si nisi ora e mësimit?

?Na mësuan si të mbrohemi nga tërmeti; pati dhe psikologë. Na thanë që shkolla jonë është e sigurt dhe se nuk duhet të kemi frikë?, shprehen nxënësit.

Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar 38 shkolla në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Numri më i madh i shkollave të dëmtuara është në Tiranë, Durrës dhe Shijak.

Vetëm në Tiranë janë dëmtuar 9 shkolla, të cilat ende nuk kanë hapur dyert për nxënësit e tyre. Pavarësisht kësaj, procesi mësimor ka nisur normalisht në shkolla të tjera. Ministria e Arsimit pasi ka marrë nga grupi i terrenit akt-konstatimet për gjenden e shkollave ka vendosur që 9 shkollat e dëmtuara të zhvillojnë mësimin në shkollat pritëse.

Për shembull nxenësit e shkollës ?Sami Frashëri?, kanë shkuar në shkollën Çajupi dhe në gjimanzin ?Qemal Stafa?.

Nxënësit e shkollës ?Murat Toptani? janë drejtuar pranë shkollës ?26 nëntori?. Ndërsa nxënësit e ?Musine Kokalarit? po zhvillojnë mësimin në shkollën 9-vjeçare Betim Muco. Duke qenë se në këto shkolla numri i nxënësve është më i lartë se hapësirat që zotërojnë shkollat, mësimi zhvillohet me dy turne. Ndërsa distanca mes shkollës së dëmtuar dhe asaj pritëse është mbi 2 km, transporti paguhet nga buxheti i ministrisë.

Një tjetër shkollë që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit ishte ?Emin Duraka?, e cila ndodhet në zonën e ish-bllokut. Kjo shkollë bëhet nga dy godina dhe ajo që është dëmtuar është e ciklit fillor për pasojë nxënësit do ta zhvillojnë mësimin në godinë e ciklit 9-vjeçar, gjatë turnit të dytë.

?Kemi frikë, por mësuesja na tha që shkolla është e sigurt. E solla nipin sepse thanë që shkolla ska problem ata duan të mirën tone, andaj nuk kam frikë ?, shprehen familjarët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#School#TopChannel
Recommended