Filmi dokumentar i Esat Musliut - (23 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv KLan 2000

Premiera e filmit dokumentar ?Në kërkim të Hafize Leskovikut?, me regjizor Esat Musliu dhe skenarist Vath Koreshi, është shfaqur mbrëm në teatrin e rubairave. Realizuar një vit më parë, filmi trajton problemin e një këngëtare të madhe të muzikës popullore të jugut të shqipërisë e cila është e panjohur ose e harruar prej vitesh.

Filmi vjen si një eksplorim i kulturës sonë të vjetër, ku përjetohet jeta, vepra dhe kënga. Zbuluesi i kësaj këngëtareje është Bajram Llapi, ku nëpërmjet këngës së këngëtares nxjerr në pah vlerat kulturore të zonave të jugut. Ky film nuk mbetet I fundit për regjizorin Esat Musliu, ku për projektet e tij ai shprehet:

Regjizori Esat Musliu:- ?Unë kam shumë projekte, si dua të bëj një film për Onufrin, një film dokumentar. Është një piktor gjigand. Më pëlqen shumë të merrem me kulturën dhe artin shqiptarë të së kaluarës?.

Filmi dokumentar ?Në kërkim të Hafize Leskovikut? është pritur mirë nga kritika duke i krijuar kështu vatra të reja në arkivet muzikore shqiptare./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/