Skandali i abuzimeve/ Minorenia denoncoi në 2018. Psikologia ia referoi prokurorisë, vajza u tërhoq
  • 4 years ago
Thellohet skandali i abuzimit me të mitur në shkollën 9-vjeçare në Kamëz , mbas bërjes publike të kallëzimit të një 15-vjeçareje, pas të cilit përfunduan në pranga edhe ish-roja e shkollës.

Nga një sërë dokumentesh dhe burimesh të Top Channel abuzimi me të miturit, ishte prezent disa kohë përpara se vajza 15-vjeçare t?i drejtohej policisë. Në datën 25 tetor 2018 një tjetër minorene, nxënëse në klasën e tetë ka raportuar para psikologës së shkollës se ishte abuzuar nga dy shokë të klasës , pasi ishte shantazhuar nëpërmjet një fotografie.

Ndërkohe ky rast është rrëfyer urgjent ne instancat më të larta përfshi edhe policinë lokale dhe prokurorinë.

Mes emrave që minorenia rrëfen para psikologes është edhe njeri nga të arrestuarit në skandalin e fundit, nxënës në këtë shkollë dhe shok me vajzat. Por sapo psikologia e kësaj shkolle e ka ripyetur të abuzuarën në prani të prindërve ajo u tërhoq nga ky rrëfim drithërues, ku përshkruan se si ajo më 25 tetor 2018 u shantazhua përmes një fotografie, e me tej nga shoku i klasës së bashku me një tjetër, ajo u abuzua në një banesë të braktisur në këtë lagje.

Ajo çfarë dokumentet tregojnë është se vajza është tërhequr nga rrëfimi dhe pikërisht ky detaj e ka shpëtuar abuzuesin nga pranga.

Kjo situatë zgjati deri në qershorin e 2020 atëherë kur një tjetër vajzë denoncoi se po abuzohej nga shoku i klasës dhe nga ish-roja.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel
Recommended