Ora News – Audio-skandali i gjyqtarit, ja gruaja që e denoncoi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo është gruaja që denoncoi skandalin e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, Guxim Boçi.
Ora News ka arritur ta fokusojë gjatë ditës së premte në banesën në Gjirokastër, që është edhe objekt i proçesit gjyqësor, përmes të cilit ajo kërkonte një pjesë të pronësisë.
Ajo është marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore në funksion të hetimit të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Denoncuesja mësohet se është marrë në mbrojtje nga policia, por jashtë banesës në Gjirokastër nuk ka prani të dukshme të uniformave blu.
Gjyqtari Guximtar Boçi u shfaq në një regjistrim audio në emisioni investigativ ?Stop?.
Sipas emisionit, gjykatësi Guxim Boçi i kërkon favore seksuale një qytetareje në këmbim të një procesi gjyqësor. Përgjigja negative e gruas ka bërë që ajo të humbasë procesin, sipas denoncimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/regjistroi-kreun-e-gjykates-gjirokaster-merret-ne-pyetje-gruaja-qe-e-denoncoi/

Recommended