Ora News - Basha shpërthen në akuza ndaj gjyqtarit që dënoi Salianjin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në një deklaratë urgjente për mediat pas vendimit të Gjykatës për të dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë të ish-deputetin demokrat Salianji, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi Ramën se sot hodhi në erë dy kolonat e demokracisë, dënoi opozitën dhe po tenton ti mbyllë gojën mediave.

Akuza të forta pati edhe për gjyqtarin që mori vendimin.

Basha: Edi Rama ka hedhur sot në erë dy prej kolonave kryesore të demokracisë në Shqipëri. Sot, ai dënoi me vendim gjykate, pa asnjë provë, opozitën dhe median që zbuluan dhe denoncuan përshirjen në trafikun e drogës të vëllait të Ministrit të brendshëm të Edi Ramës. Po sot, Edi Rama miraton ligjin që synon t?i mbyllë gojën medias online për të mos denoncuar aferat e rënda korruptive të tij dhe të familjes së tij, afera që fusin dorën në xhepat e shqiptarëve për t?i vjedhur ata, në mënyrë që të pasurojnë Edi Ramën.

Të dy këto vendime, që minojnë demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri, Edi Rama i merr sot, i ndihmuar nga krimi i organizuar. Me krimin e organizuar ai vodhi dhe bleu votat e shqiptarëve për të sunduar në parlamentin ilegjitim. Me krimin e organizuar, Edi Rama sundon drejtësinë. Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi sot pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohet sërish nën pushtetin e Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-shperthen-ne-akuza-ndaj-gjyqtarit-qe-denoi-salianjin-dhe-ka-nje-mesazh-ramen-i-ke-bere-llogarite-gabim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended