Ora News - Altin Basha "shpërthen" ndaj Laert Vasili: O ti patriot i madh, zëdhënës i qeverisë!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy regjisorët Alti Basha dhe Laert Vasili të ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u përplasën në akuza të forta midis tyre.

Pjesë nga debati:

Vasili: Të shohësh me nihilizëm kryeministrin shqiptar në Kosovë dhe dy duar që bashkohen me një flamur dhe të thuash jo nuk duhet folur për bashkimin e trojeve, më fal...

Basha: Kush e tha këtë?

Vasili: Bashkimi i trojeve duhet të ishte bërë dje jo në 2025-n.

Basha:O ti patriot i madh, kush e tha që Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të bashkohen në 2025-n? Ajo që unë thashë ishte kjo, është propagandë pasi jemi dy shtete jo funksionale. Kemi probleme të mëdha ekonomike. Ne nuk njihemi ti thua bashkim kombëtar. E dini shumë mirë çfarë ndodh atje?

Vasili: Unë pashë festivalin mbarëkombëtar të teatrit, unë pashë trupa që erdhën nga Kosova.

Basha: Festivali mbarëkombëtar i teatrit është një tjetër akte propagande i qeverisë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/altin-basha-shperthen-ndaj-laert-vasili-o-ti-patriot-i-madh-zedhenes-i-qeverise

Recommended