Nis Festivali i Kenges se Femijeve (19 Maj 2000)

  • 4 years ago
Festivali i 37-të i Këngës për Fëmijë të Tiranës është hapur sot në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Kjo qendër fëmijësh në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e cila është dhe bashkëorganizatore për tre netë me rradhë do të jetë evenimenti më i madh i vitit për fëmijët. Udhëheqës artistik është Agim Rrëza i cili ka mundur të mbledhë sot këtu këta fëmijë.
24 këngë do të interpretohen këto dy netë ku në natën finale do të shpallen edhe fituesit. Një juri prestigjoze me kryetar kompozitorin Kujtim Laro dhe me këngëtarë fitues të evenimenteve të kaluara, do të përcaktojnë finalistet e vegjël. Nata e sotme është hapur me këngën fituese të vitit të kaluar. Në 11 këngë të cilat janë interpretuar sot, temat sociale dhe problemore të fëmijëve, shqetësimet si dhe gëzimet, u janë përcjellë gjthandej prindërve si apel.
Nuk kanë mungur as balerinat e vogëla të veshura në mënyrë të këndshme. Kështu festivali i këngës së fëmijëve do të vazhdojë dhe dy ditë të tjera për të caktuar ditën e dielë fituesit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended