Report TV -Mbyll siparin festivali i 11 i këngës në BunkArt1, përjetimet e protagonistëve
  • 4 years ago
Mbrëmja finale e Festivalit 11-të të Këngës, që kryefjalë pati këngën dhe lirinë e të bërit art, u transmetua për telespektatorët përmes valëve të ?ReportTV?. Festivali retrospektiv mbylli siparin e tre mbrëmjeve artistike në skenën e Bunk?Art1, ku rolin e prezantuesit e rimori pas 47 viteve Bujar Kapexhiu, së bashku me Marsela Çibukajn, duke sjell me ndjeshmëri ta lartë artistike ngjarjen e bujshme të vitit 1972, përmes batutave, por të edhe të vërtetave të pathëna, si asnjëherë më parë.

Ëndrrat e artistëve ishin të mëdha, sytë dhe mendja e tyre ishte nga Perëndimi, aty ku dashurisë i këndohej me gjuhën e shpirtit, frymë kjo që donin ta sillnin dhe në vendin e tyre. Por, edhe pse populli e përqafoi shpejt, regjimi komunist i udhëhequr nga Enver Hoxha e mbyti lirinë ende foshnjë, duke dënuar çdo kontakt me botën e jashtme
Recommended