Ora News - Durrës është në kolaps nga mbeturinat
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Durrës është në kolaps me menaxhimin e mbetjeve urbane pas mbylljes së landfillit të Porto Romanos. Bashkia nuk ka fonde për t?i sjellë në landfillin e Sharrës, ndaj i kërkon fonde qeverisë. Banorët e Sukthit protestuan kundër rihapjes së venddepozitimit në Vadardhë.

Skandal dhe kolaps në Durrës në menaxhimin e mbetjeve urbane. Kjo ishte pamja e qytetit këtë të enjte.

Kazanët nuk ishin pastruar. Pas mbylljes së landfillit të Porto Romanos që tashmë do të shndërrohet në park, mbetjet urbane të Durrësit ishte parashikuar të dërgoheshin në landfillin e Tiranës

Por ky plan deri tani nuk po zbatohet.

Ndaj një pjesë e mbetjeve u shkarkuan në rrugë në zonën pranë Universitetit.

Si zgjidhje, drejtuesit lokalë kanë vendosur të rikthejnë në funksionim venddepozitimin e mbetjeve në fshatin Vadardhë.

Por banorët e zonës janë ngritur në protestë dhe i kanë bërë pritë kamioneve që kanë mbetur të ngarkuar.

Thonë se kanë fituar betejën me ndotjen dhe nuk do të lejojnë rikthimin e fenomenit të vjetër që aty shkakton katastrofë mjedisore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/skandal-me-mbetjet-ne-durres-bllokohet-dergimi-ne-sharre-plehrat-hidhen-rrugeve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended