E moshuara debitore energjie/ Elbasan, paratë mezi i dalin për ushqim dhe mjekime

  • 4 years ago
Prej 13 vitesh Bide Muzhaqi është e izoluar në këtë shtrat në shtëpinë e saj në lagjen ?Vullnetari? në Elbasan.


Një sëmundje e rëndë paralizoi gruan në atë kohë 54 vjeçe e cila përveç sëmundjes duhet të vuajë edhe kushtet ekstreme të jetesës në varfëri.

Teksa pensioni nuk mjafton as për medikamentet dhe ushqimin e siguron vetëm nga shoqatat apo fqinjët, e moshuara ka frikë të jetojë në errësirë ndaj i druhet borxheve ndaj OSHEE.

Prej 7 vitesh bashkëshorti është ndarë nga jeta, edhe ky i paralizuar, ndërsa dy djemtë janë të sëmurë e të larguar nga shtëpia ndërsa vajza e martuar ka pak mundësi për të ndihmuar nënën e saj.

Në Shqipëri mungojnë qendra shëndetësore njëkohësisht azile për të moshuarit e sëmurë dhe pa asnjë kujdesjeje, që të paktën ditët e fundit të jetës ata t?i kalojnë denjësisht.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EMoshuara#Elbasan#TopChannel

Recommended