Report TV -E moshuara 40 vite në vetmi: Sot mezi mbajnë një të shëndoshë, jo mua të sëmurën

  • 5 years ago
86-vjeçarja Kije Çela nga fshati Patin i Bashkisë së Klosit jeton e vetme, pasi bashkëshorti i ka vdekur rreth 40 vite më parë. Nga martesa e saj ajo nuk ka fëmijë, duke bërë që të jetojë e vetme që pas vdekjes së bashkëshortit rreth katër dekada. Kije Çela thotë se ato pak të afërm që ka e ndihmojnë e ndonjëherë edhe bashkëfshatarët, por gjendja e saj vijon të jetë si mos më keq, pasi nga pensioni prej 7 mijë lekësh, 5500 prej tyre duhet t?i blejë ilaçe çdo muaj.

"Kam 40 vjet e vetmuar. Tani kam mbetur se kam qenë me këmbë e me dorë deri para 20 vitesh. Nuk dal, me zor me shkop deri tek dera. Inshallah më ndihmojnë. Vijnë komshijtë. Më sjellin dru ose një shishe me ujë", thotë ajo.

Recommended