Wake Up/ Incidenti i gazetares shqiptare në raportim. Djali i ndërhyn në lidhjen direkte

  • 4 years ago
Gjatë kohës së pandemisë jemi ndeshur me raportime të shumta anembanë botës, pasi të gjithë ishim të interesuar të mësonim detaje dhe informacione që lidheshin me të rejat më të fundit. Megjithatë ka pasur raste që të tilla raportime nga shtëpia në lidhje skype herë ? herë janë shoqëruar dhe me incidente të sikletshme të cilat kanë bërë dhe xhiron e rrjetit. Në këtë rast ne do t?i referohemi një raportimi skype të gazetares së Radio Televizionit të Kosovës, Gjeraqina Tuhina e cila jeton në Bruksel. Teksa ajo po raportonte mbi Samitin e Zagrebit, në dhomë futet djali i saj 4-vje?ar Uliksi, i cili edhe pse e ëma po fliste donte t?i dhuronte një përqafim apo dhe ta shihte se ?farë po bënte dhe për asnjë moment të mos largohej nga ajo? Në këtë mënyrë ai u bë pjesë e një transmetimi direkt në RTK, që duhet theksuar mjaft i sikletshëm për kolege Gjeraqinën, për të cilën primare edhe pse në një situatë të tillë ishte raportimi korrekt pavarësisht rrethanave. Gazetarja Gjeraqina Tuhina është e martuar me aktorin Jehon Gorani, një ndër aktorët më të njohur të viteve ?90. Roli i tij më i njohur është ai në filmin "Një pallto për babanë tim në burg". Ai ka luajtur edhe në filmin e huaj "Krusk" me aktorin e famshëm Colin Firth.
Çifti ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, Anais dhe Uliks. Për të mësuar më shumë rreth jetës së saj atje dhe raportimit të ?sikletshëm? Gjeraqina na tregoi çfarë ndodhi dhe si e përjetoi incidentin me të birin në një lidhje skype nga Brukseli.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended