Abuzimi në shkollë/ Ministrja Shahini anashkalon pyetjen e gazetares: S’dinim gjë, është tendencioze

  • 4 years ago
TIRANË? Në konferencën e mbajtur për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini nuk e ka pritur mirë pyetjen e bërë nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo në lidhje me abuzimin seksual të të miturës në Babrru nga roja i shkollës.


Teksa u pyeta nga gazetarja Kristi Gongo se pse nuk është vepruar në kohë kur në fakt kishin informacion nga drejtori i shkollës për rastin në fjalë, ministrja Shahini tha se nuk ka pasur informacion, duke mos e lejuar gazetaren të vazhdojë. Më pas mikrofoni i është hequr gazetares, ndërsa ministrja ka thënë se këto janë pyetje tendencioze.

Debati në Konferencë:

Gazetarja: Një pyetje për ministrinë, ju thoni se ndiheni krenare kur bëhet denoncimi për këtë çështje, por nga ana tjetër, ju kishit informacion për këtë çështje. Pse nuk vepruar?

Besa Shahini: Kjo nuk është pyetje, kjo nuk është profesionale.

Gazetarja: Kjo nuk është ajo që them unë.

Besa Shahini: Është nga ana juaj si gazetare, dashakeqëse.

Kristi Gongo: S?është nga ana ime, është nga ana e drejtorit të shkollës.

Besa Shahini: Është joprofesionale të bëni pyetje tendencioze.

Kristi Gongo: Nuk mund të më akuzoni për joprofesionalizëm.

Besa Shahini:Mos flisni për rastet se dëmtoni viktimat. Por çdo indikacioni që është denoncuar nga drejtori janë marrë masat e pezullimit dhe shkarkimit. Po ju vë në kontekst, si gazetar që mbuloni arsimin. Rojet e shkollës janë punësim i bashkisë. Në këtë rast, bashkia e ka tërheq rojen me kërkesën e drejtorit të shkollës. Nuk ka patur kurrfarë njoftimi. Arsyeja pse mendoj se është pyetje joprofesionale është kjo, se një drejtor që jep deklarata pasi është shkarkuar, duhet të shtrohen pyetjet para se të bëni pyetje tendencioze. (Fiket mikrofoni i gazetares së Top Channel).

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BesaShahini#KristiGongo#TopChannel

Recommended