Hapen palestrat nen masa sigurie |Lajme-News

  • 4 years ago
Njoftimi për mbylljen e palestrave nuk vlen nga kjo e hënë. Mungesa e aktivitetit fizik për 3 muaj, i ka sjellë të apasionuarit me dyert e palestrës që nga mëngjesi. Kujdesi vetjak do të jetë primar për mbrojtjen nga Covid-19, por masa shtesë janë ndërmarrë edhe në mjediset e stërvitjes.

?Para 2 ditësh kemi bërë dezinfektimin total të palestrës, kemi vendosur dezinfektantë. Pajisjet jemi munduar t?i vendosim 2 metra nga njëri-tjetri?

Fluksi i klientëve do të menaxhohet në ditët në vijim përmes krijimit të fashave orare të dedikuara.

?Do përpiqemi qe të jene deri 20 veta në të njëjtën kohë dhe të përcaktojmë fasha të caktuara orari për secilin prej tyre, në mënyrë që të shmangim fluksin. Pra dikush që vjen në 5 do duhet të rivijë në te njëjtën orë sërish?.

Për të frenuar përhapjen e virusit, në palestra do të shmangen ushtrimet në grup apo ato do të organizohen në mjedise të hapura, ku mund të ruhet distanca.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended