Aksident rrugor në Korçë, makina shkatërron derën e hekurt dhe përfundon në oborrin e shtëpisë
- 4 years ago
KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku disa kanë mbetur të plagosur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, mes luleve. Gazetarja e Gladiola Hoxha sjell foto nga aksidenti ku shihet që makina që makina është mes murit gjigant të krijuar nga lulet.
Goditja ka qenë shumë e fortë aq sa makinat kanë thyer dy pemët që ishin të mbjella në trotuar, është çarë dera prej hekuri duke bërë që një nga makinat të përfundojë në oborrin e shtëpisë. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes ngrenë si problematikë lëvizjen me shumë shpejtësi të makinave dhe motorrëve në këtë aksi, ku mbi të gjitha shprehen se nuk ka asnjë kontroll policior.

Recommended
Ish bashkëshorti vret në oborrin e shtëpisë në Rrëshen nënën e 3 fëmijëve dhe vëllanë e saj
Report TV