Report TV - Ekspozita “Trashëgimia kulturore” me punime nga fëmijët, çelet në Teatrin e Kukullave

  • 4 years ago
Realiteti i pasqyruar në art gjatë periudhës së pandemisë nuk ka munguar. Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës përmes këngës dhe poezisë, kanë realizuar punime artistike nga shtëpia nën drejtimin e drejtorit të Qendrës Fatjon Sulstarova, duke ndarë me bashkëmoshatarët fantazinë edhe imagjinatën e tyre në rrjetet sociale.

Ndonëse, pandemia i ka zhytur institucionet e kulturës në vështirësi të mëdha, por arti  që kanë realizuar vogëlushët e kurseve të pikturës, skulpturës, këngës, baletit, aktrimit, pianos dhe violinës, ka në qendër mesazhin pozitivë për të gjithë moshatarët e tyre kudogjenden: Se së bashku do t?ia dalim. Moto kjo që nuk ka ndalur në asnjë moment gjatë këtyre tre muajve.

Performancat e ndryshme artistike, nën ritmet e muzikës tradicionale dhe asaj klasike, riciklimet në skulpturë dhe pikturat e këtyre fëmijëve janë një ogur i mirë në rrugën e artit, që të vegjlit do të vazhdojnë nesër.

Përpos koncertit online me poezi edhe këngë, në datë 1- Qershor në hollin e Teatrit të Kukullave do të çelet ekspozita ?Trashëgimia kulturore?, me punime nga fëmijët.

Recommended