Report Tv - “E bukura dhe bisha” në Teatrin e Kukullave

  • 5 years ago
Përralla e njohur ?E bukura dhe bisha? kësaj here i gjen prindërit bashkë me fëmijët në radhë për të shfaqjen në teatër. Kësaj here shfaqja erdhi në Teatrin e Kukullave, por si muzikal nën regjinë edhe përshtatjen e Endri Çelës.

Vajza e një tregtari, e bukura, për të shlyer borxhin e babait të saj, burgoset nga bisha në një kështjellë të magjepsur, e mbushur me sende shtëpiake magjike.

Ndonëse e frikësuar, nis e miqësohet me stafin e magjepsur të kështjellës. Ajo arrin të shohë përtej pamjes së jashtme të Bishës, që në të vërtetë është një princ zemërmirë. Gjatë kohës që qëndron në kështjellë lind një histori dashurie mes tyre

Jam shumë i lumtur që shikoj fëmijë të gëzuar, që presin në radhë për të parë shfaqjen. Është detyra jonë, që të fëmijët t?i edukojmë me art.

Endri Çela, Regjisori

Recommended