'Poli i Drejtësisë', një vit pas përurimit ende jashtë funksionit!Institucionet e drejtësisë me qira
  • 4 years ago
Kanë kaluar gati një vit nga përurimi i godinës së re të institucioneve të drejtësisë, të asaj që quhet "Poli i Drejtësisë" , por puna e institucioneve në këtë godinë ende nuk ka filluar.

Nga një vëzhgim i Report TV, pranë kësaj godine shihen ende materiale ndërtimi.Gazetari i Report TV, Arsen Rusta është interesuar pranë institucioneve dhe deri më tani në këtë godinë pjesërisht është akomoduar Shkolla e Magjistraturës, ndërsa KLP dhe KLGJ rezulton se nuk janë zhvendosur, por burimet flasin se do të akomodohen në 1 qershor.

Po përse nuk kanë përfunduar ende punimet? Kësaj pyetje askush nuk i jep përgjigje. I kontaktuar nga Report TV, kreu u KLP, Gent Ibrahimi ka shpjeguar se janë në pritje, dhe kur godina të jetë gati ata do të akomodohen. Por ajo që bie në sy është fakti që një institucion kaq i rëndësishëm nuk ka një tabelë shpjeguese.

Ndërkohë sipas një dokumenti të siguruar nga Report TV, i cili i përket një vendimi të qeverisë të botuar në fletoren zyrtare, kjo godinë nuk është pronësi e tyre, por është në pronësi të ndërmarrjes numër 1 të shërbimeve publike, apo ministrisë së Financave. Që do të thotë se këto kjo në këtë godinë institucionet e reja të drejtësisë do të jenë në "shtëpi me qira".

Për të treguar se ky institucion është i një rëndësie të madhe, në çdo shtyllë janë të vendosura një ose dy kamera sigurie.
Recommended