Report Tv-Lezhë, zjarri në Ishëm dhe Zejmen shkrumbon binarët, del jashtë funksionit hekurudha

  • 6 years ago
Flakë të mëdha kanë përfshirë fshatrat Zejmen dhe Ishëm pasditen e kësaj të mërkure. Zjarri ka rënë pranë hekurudhës dhe për pasojë raportohet se ka shkrumbuar rreth 4 km binarët e hekurudhës të linjës Lezhë-Laç në zonën e Ishmit si dhe 300 m në Zemjen. Aktualisht hekurudha ka dalë jashtë funksionit.

Sipas punonjësve, nga vatra e zjarrit ka pasur rrezik në dy biznese të zonës. Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi nga era e fortë. Gjatë ditës janë shfaqur disa vatra të tjera zjarri në zona të ndryshme.

Recommended