“BOOM”-40-vjeçarja aksidentohet në orarin e punës, pasi humbi shëndetin e braktis edhe bashkëshorti

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #boom #historijete #apelperndihme

Emisioni investigativ ?BOOM? solli këtë të premte në rubrikën ?Shqipëria pa filtra? historinë e zonjës Eva Sula.

Në vitin 2002 ajo aksidentohet ndërkohë që ishte duke punuar. Atë mbrëmje ishte turni i tretë dhe po pastronte rruget në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Një makinë e godet dhe largohet me shpejtësi, ndërkohë kalimtarë të rastësishëm e dërgojnë në spital.
Eva nuk mund të ecë dhe ka vite që qëndron shtrirë.

Eva Sula: Ka qenë ora 4 e mëngjesit duke punuar në zonën e Xhamllikut. Kam qenë në trotuar kur një makinë më përplasi dhe më la aty derisa u zbardh. Më morën ca çuna që nuk i njihja dhe më dërguan në spital. Më mjekuan. Më pas u ndava me burrin, nga gjendja shëndetësore, nuk donte ai që unë të rrija në krevat dhe mos të lëvizja. Nuk kam lekë as të marrë ilaçet. Kërkesa ime është të më ndihmoni nga gjendja ekonomike.

Pas aksidentit Eva ndahet edhe nga bashkëshorti. Ajo jeton me djalin adoleshent vetëm me 110 mijë lekë (të vjetra) kemp.

Por më shumë se gjysma e kësaj pagese i shkon për të paguar qeranë. Edhe pse është e paaftë për tu kujdesur për veten, kujdestaria i refuzohet.

Për më tepër është e dhimbshme të themi se ajo nuk merr asnjë ilaç sepse nuk ka mundësi ekonomike për t?i blerë.

Qytetare: I kam liruar shtëpinë me qera po me vjen keq, ka raste që nuk ia marr qeranë. Ato lekë nuk i dalin për të ngrënë bukë të thatë. Ajo nuk ha dot bukë nga dridhjet e trupit, shumë pjata i bien nga dora. I sjell edhe ushqim nga shtëpia ime se më vjen keq.

Emisioni ?BOOM? ka vendosur në dispozicion numrin e kontaktit të zonjës Eva Sula për të gjithë personat që duan të ndihmojnë.

Kontakti - 0682762203



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/boom-40-vjecarja-aksidentohet-ne-orarin-e-punes-pasi-humbi-shendetin-e-braktis-edhe-bashkeshorti

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended