Historia ime - E braktis bashkeshorti pasi femija lind me probleme!

  • 4 years ago
Nje talk-show nga Mirela Milori

Një 35-vjeçare tregoi në emisionin ?Historia Ime?, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vjeç, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si duhet.

Ardhja në jetë e djalit nuk e përmirësoi marrëdhënien mes çiftit, përkundrazi ish-bashkëshorti filloi të sillej mjaft ftohtë me djalin dhe nuk kujdesej për të.

Kur djali i tyre ishte 2 muajsh, Suzana kuptoi se diçka nuk shkonte me të dhe gjatë kontrolleve vogëlushi u diagnostikua me paralizë cerebrale.

Sapo mësoi këtë gjë burri vendosi të divorcohej prej saj dhe braktisi në këtë mënyrë bashkëshorten dhe djalin vetëm 5-muajsh. Gjykata i caktoi detyrimin mujor prej 15 mijë lekësh të reja për djalin, por sipas 35-vjeçares, ai nuk ka paguar asnjë lek, madje edhe pse kanë kaluar 11 vite nuk është interesuar asnjë ditë për gjendjen shëndetësore të djalit.

Recommended