Meta kthen shtesën e koncesionit në Porto Romano: Shmang konkurrencën e nuk sjell fitime për shtetin

  • 4 years ago
TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend shtesën në kontratën koncesionare në Porto - Romano për kompaninë ?porti MBM (MULTY BUOY MOORING)? që u miratua nga qeveria në datë 30 prill.

Presidenti shprehet se shtesa që bëhet në kontratë shmang konkurrencën dhe nuk sjell fitime për shtetin. Gjithashtu kreu i shtetit thekson se fuqia që i jepen koncesionit ndërhynë te e drejta e operimit për shërbime që sot ofrohen nga porti i Durrësit. 

"E drejta koncesionare për shërbime portuale përtej kontratës bazë, për të trajtuar me ngarkim?shkarkim të mallrave shtesë përtej hidrokarbureve, ndërhyn edhe tek e drejta e operimit për shërbime që sot ofrohen nga ?Autoriteti Portual Durrës?, një ent që aktualisht është tërësisht me kapital shtetëror dhe interes të lartë publik" thotë Meta në një nga argumentet.

Por çfarë është konkretisht kjo shtesë? Kontrata në fjalë është për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit. Kompania kërkoi që të shfrytëzojë 100% portin. Deri tani kompania shfrytëzonte pjesën veriore të portit për përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure, ndërkohë më ndryshimet që u miratuan kompania do të ketë të drejtë që të shfrytëzojë pjesën jugore të portit për transport mallrash.

Pra nga njëra anë hidrokarbure, ndërsa tashmë u shtua në anën jugore përpunimi i mjete lundruese që transportojnë mallra, por Presidenti e ktheu sot. Shtesa shkaktoi polemika edhe mes shumicës qeverisëse. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati doli kundër, duke kërkuar nga forca që bën pjesë që të ndahet nga oligarkia.

Ai tha në 30 prill se kjo shtesë nuk është në interes të qytetarëve, pasi shërbimi po i merret portit të Durrësit dhe po i jepet privat. Akuza të shumta pati edhe nga PD-ja, të cilat ministria e Infrastrukturës i rrëzoi.

Recommended