Meta: Dhuna u sherben atyre qe kane kapur shtetin

  • 5 years ago
Me një video të realizmit socialist ku festohej për zgjedhjet lokale moniste Ilir Meta ka përsëritur edhe këtë të premte se 13 Tetori nga dje është data kushtetuese e zgjedhjeve vendore.

Por Meta, i cili këmbëngul se situata është e padiskutueshme nga ana ligjore e kushtetuese, apelon që përballë insistimit të Kryeministrit për të shkuar në votime socialiste në datën 30 Qershor, qytetarët që janë kundër kësaj date të tregojnë qetësi.

"Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.

Të dashur qytetarë, T?i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste. 
Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë. Mos u nervozoni nga provokimet që do t?ju bëhen për t?ju çuar drejt dhunë".

Sipas Metës, shkuarja në 30 Qershor në votime është kthim 45 vjet pas në kohë.

"Ndoshta e teproj, por për t?i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t?ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t?i numërojnë. Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 Tetor 2019. Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t?u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante".

Pas nxjerres se dekretit me daten e re të zgjedhjeve, Kryeministri Rama e bëri të qartë se të vetmet zgjedhje për pushtetin lokal do të jenë ato të 30 Qershorit. Ndërkohë, që dhe kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se nuk do të kenë zgjedhje deri sa ata që kanë vjedhur vota të shkojnë përpara ligjit.

Fati i datës së re të dekretuar nga Presidenti është shumë i paqartë sa kohë që deri tani pro saj janë shprehur vetëm aleatët e vegjël të PD, përfshirë dhe LSI.

Tv Klan

Recommended