Kryeministri Thaci perjashton cdo mundesi per kompromis me Milloshevicin (21 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga konferenca para gazetarëve e Kryeministrit të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, Hashim Thaçi.

Hashim Thaçi, Kryeministër i Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës i ka bërë thirrje publike nëpërmjet një letre, Ibrahim Rugovës të cilin ai e ka cilësuar kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës të vijë në Tiranë për të plotësuar vendet në Qeverinë Thaçi. Ai ka deklaruar se UÇK-ja ka aktualisht 30 mijë ushtarë dhe zotëron një pjesë të madhe të territorit të Kosovës. Thaçi përjashtoi çdo mundësi për kompromis me Millosheviçin duke dhënë si zgjidhje vetëm Pavarësinë e Kosovës.

Duke folur para gazetarëve për marrëdhëniet me Rugovën dhe për qeverinë e tij Thaçi tha: Në Kosovë ka unitet mes faktorëve politikë dhe ushtarake. Në Kosovë vepron Qeveria e Kosovës e cila nuk është Qeveri vetëm e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës por në të participon edhe Lëvizja e Bashkuar Demokratike, Partia e Aksionit Demokratik dhe përfaqësuesit e pavarur dhe është e hapur edhe për mekanizma të tjerë politike.

Ndërsa të gjithë ata që nuk kanë qënë që 8 vite të interesuar për unifikim prapë vazhdojnë të improvizojnë se gjoja shqiptarët e Kosovës, kosovarët nuk janë të bashkuar. Por mund t'ju them se në Kosovë si kurrë ndonjëherë më parë shqiptarët kosovarët janë të bashkuar. Ndërsa përsa i përket përgjegjësisë së Kryeministrit punon mirë apo keq unë i jap përgjegjësi vetëm atyre të cilët më kanë zgjedhur. Kosova si kurrë ndonjëherë më parë ka nevojë për një zgjidhje të problemit për një zgjidhje të drejtë të qëndrueshme dhe jashtë Serbisë.

Çdo kompromis me Millosheviçin sot do të jetë me pasoja jo vetëm për Kosovën por do jetë me pasoja për tërë Ballkanin dhe në përgjithësi për botën demokratike të civilizuar. Përsa i përket zotit Rugova, Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kam dërguar mesazhet e mia nëpërmjet njerëzve të tjerë, është i njoftuar dhe për ftesën që unë ja kam bërë për tu takuar në Tiranë.

Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje por besoj se më në fund do ta kuptojë edhe ai se ne duhet të takohemi, megjithë lëvizjet tejet të dyshimta kohët e fundit të tij, për çeshtjen kombëtare. Megjithatë Kosova ka zemër të gjerë dhe pranon njerëz edhe të tillë. Nëse tash Ushtria Çlirimtare e Kosovës numëron rreth 30 mijë ushtarë dhe fitorja i takon asaj në Kosove.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended