Report TV -Meta takon opozitën e ambasadorët dhe u tregon planin me 11 pika për daljen nga kriza
  • 4 years ago
Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së vijojnë që të jenë mjaft aktivë për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e krizës së radhës politike në Shqipëri. Takimet me Presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e PD-së kanë qenë të shpeshta, por palët janë ende larg konsensusit. Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me opozitën dhe ambasadorët e BE-së ku u tregoi një plan me 11 pika për daljen nga kriza, të cilën nuk e bëri publike për mediat. Pika kryesore është rikthimi i opozitës në tryezën e reformës zgjedhore. Por çfarë përmbajnë pikat e tjera dhe a janë dakord palët kjo mbetet për t'u parë.
Recommended