Basha takon ambasadorët: Rama i babzitur, qeveria e tij ka dështuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se po thellon krizen në vend, ndonëse duhet të përqëndrohet në plotësimin e 15 kushteve të vëna nga Bundestagu për negociatat.Pas takimit me ambasadoret e huaj, lideri i opozitës e konsideroi Ramën si një politikan të babzitur ndërsa qeveria e tij sipas Bashës, ka dështuar.Kryedemokrati shtoi se në këtë takim I ka kërkuar ndihmë ambasadoreve për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe plotësimin e kushteve që iu janë vendosur Shqiperisë.Kjo qeveri, tha Basha më tej, ka ardhur si rezultat I zgjedhjeve te vjedhura në vitin 2017.I pyetur në lidhje me dialogun e ndërprere për reformen zgjedhore, Basha shtoi se opozita nuk mund të jetë fasadë e këtij procesi të rëndësishëm.Ai shtoi se kthimi ne tryezen e reformes zgjedhore nuk varet nga opozita por nga sjellja e mazhorances.Basha kembenguli se beteja dhe objektivi kryesor i opozites eshte zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Recommended