Lulzim Basha takon ambasadoret: Shqiperia, hapa mbrapa per integrimin
  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, me të cilët bisedoi, sikurse tha ai, për dy çështje.

Diskutimi u fokusua në 15 pikat që duhet të plotësojë Shqipëria për integrimin në Bashkimin Europian. Në këtë aspekt, Basha tha se vendi ynë ka bërë hapa pas, dhe këtu ai përmend shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

?Në vend që të ecej në drejtim të plotësimit të 15 hapave, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Veprimet e javëve të fundit po thellojnë më shumë krizën politike. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. Sot kam kërkuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE ndihmë që Shqipëria të mund të plotësojë 15 kushtet?.

Basha me ambasadorët diskutuan edhe për situatën ekonomike të Shqipërisë, për shkak të vështirësive që u krijuan nga pandemia. Kryedemokrati kërkoi nga vendet e BE-së që të rrisin ndihmën ekonomike për vendin tonë.

?Çështja e dyttë ka qenë çështja e ekonomisë. Kam kërkuar nga ambasadorët që pranë qeverive të tyre të bëjnë apel që të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike për vendin?.

Lulzim Basha u pyet edhe për tryezën e Reformës Zgjedhore, për të cilën tha se mazhoranca nuk ka vullnet për ta çuar deri në fund.

?Kjo qerveri nuk ka asnjë vullnet për Reformën Zgjedhore. Ne do të bëjmë gjithçka që t?i japim shqiptarëve kushtet më të mira për zgjedhje dhe rastin më të parë për t?ju drejtuar kutive të votimit?.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended