Top News - “Doreza e përqafimit”/ “Shije” normaliteti në kohë pandemie

  • 4 years ago
Një grua në Kanada ka gjetur një mënyrë gjeniale për të përqafuar në siguri të plotë, nënën e saj edhe gjatë pandemisë së koronavirusit: dorezën e përqafimit, që nuk është gjë tjetër vecse një mbulesë plastike, me katër mëngë të qepura në të, varur në një tel rrobash.


Karolin Ellis dhe bashkëshorti i saj, Endriu, e krijuan të ashtuquajturën dorezë të përqafimit në prag të ditës së nënës, që këtë vit u festua më 10 maj në Amerikën e Veriut.

?Mendova që mamaja nuk po merrte përqafimet me të cilat ishte mësuar dhe duhej të bëja diçka për këtë. E doja për ditën e nënës?, tregon Karolin.

Dhe rezultati, ishte i kënaqshëm. Një video e regjistruar në momentin që Karolina përqafoi të ëmën, u nda në median sociale dhe u bë menjëherë virale, aq sa ka habitur edhe protagonistët.

?Unë doja thjesht të përqafoja mamanë time. U habitëm sa shpejt videoja u bë virale, por edhe u gëzuam sepse njerëz të tjerë mund të bënin si ne?.

Sigurisht, një përqafim përmes plastikës, nuk do të jetë kurrë si ai i vërteti, por në kohë të tilla, në mesin e izolimit dhe masave të tjera të distancimit social, kjo kujton pak normalitetin e dikurshëm dhe sjell shpresë?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Canada#TopChannel

Recommended