Top News - Kohë pandemie! Ekonomia amerikane shënon rënie të shpejtë
  • 4 years ago
Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, po shënon një rënie të shpejtë në këtë periudhë pandemie, ndërsa një raport i fundit tregon se kompanitë shkurtuan 20,2 milionë vende pune në prill.


Instituti i Kërkimeve ADP tha se kjo humbje vendesh pune është më e rënda në 18 vitet që instituti studion ekonominë, dhe se ishte sa dyfishi i muajit shkurt i vitit 2009, gjatë recesionit të madh. ADP tha se kompanitë e vogla dhe të mesme shkurtuan miliona vende pune. Por humbjet e vendeve të punës për muajin prill ka të ngjarë të jenë akoma më të mëdha pasi përllogaritjet e institutit përfundojnë me 12 prill, duke ruajtur të njëjtin ritëm me statistikat e publikuara nga Departamenti i Punës së Shteteve të Bashkuara. 30.3 milionë amerikanë kanë aplikuar ndërkohë për asistencë sociale që kur vendi u godit nga pandemia, duke detyruar mbylljen e ekonomisë, e cila sapo ka filluar të hapet.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 71 mijë viktima nga koronavirusi, numri më i madh në të gjithë botën dhe rreth 1,2 milionë raste të konfirmuara. Ekonomia amerikane ra me 4.8 përqind në periudhën janar-mars. Por efektet e pandemisë filluan të regjistrohen vetëm në gjysmën e dytë të marsit.

Drejtuesi i Rezervës Federale, Jerome Powell, ka paralajmëruar se të dhënat ekonomike të tremujorit të dytë, nga prilli në qershor, do të tregojnë një pamje rrënuese. Presidenti Donald Trump po kërkon rihapjen sa më parë të bizneseve, ndërsa e pranon se numri i vdekjeve gjithashtu do të rritet ndërkohë që njerëzit do të kenë kontakte fizike më të mëdha në punë. Disa kërkues për virusin po parashikojnë se numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara mund të shkojë në 134 mijë deri në muajin gusht.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JeromePowel#SHBA#TopChannel
Recommended