Kryemadhi rikthehet në protestë, ulët në mes të rrugës, 'sulmon' shoqërinë civile dhe OJF
  • 4 years ago
"Edi Rama, prostitutë e kalibrit të politikës mendon që ka fituar, mendon që e prishi një godin,ë mendon që historinë e shqiptarëve do e zëvendësojë me politikën e Vucicit. Me orgjitë e Erion Veluajt me shokë, ai teattër nuk është përgjegjësia ime, ai teatër është përgjegjësi e të gjihë neve bashkë, kam 48 orë që jam pa gjumë, 12 orë të mia të shërbimit i bëra me dinjitet, do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndresën time, si qytetarëve, u bëj thirrje lëvizjeve politike, shoqërisë civile, që dalin dhe bëjnë fjalime për të drejtat e njeriut, të vijnë këtu. Jo për Kryemadhin, Metën apo Bashën. Boll morën projekt ku marrin lekë, por të vijnë këtu, ose përndryshe ta mbyllin gojën, Nuk justifikojë dhunën e policisë. Ai fadromisti ta mbaj mend se në burg do shkoj, ajo policia që i tha "pse je Silva Caka do të rrah", ato policë ta mbajnë mend që kanë dhunuar gazetar, artistë dhe studentë, nuk pyesin studentët se ua nxorrën fytyrën e vërtetë. Të vijnë të arrestojnë policët që kishin hequr numrat e idëntifikimit dhe kishin mbuluar fytyrën. Mua këtu më kanë, do bëj detyrat e mia, do rrij këtu sa të kenë mundësi. Ka burg më të poshtër se burgu i pandemisë së Ramës. Më mirë në burg dhe me dinjitet se në shtëpi dhe pafytyrë. Mos pagoni dritat e Ramës, ujin e Lalit Erit, mos paguani taksat e bashkisë. Mos pagoni dritat e Ramës, ujin e Lalit Erit, mos paguani taksat e bashkisë", tha Kryemadhi, teksa më pas u ul në mes të rrugës në shenjë protestë.
Recommended