Report TV - Shembja e Teatrit Kombëtar, Basha: Barbare! Sot do të marrim vendime politike

  • 4 years ago
TIRANE-Opozita ka reaguar fuqishëm pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Pranë pedonales, ku tashmë janë rrënojat e Teatrit Kombëtar shkoi Lulzim Basha, që akuzoi qeverinë, ndërsa tha se PD-ja me aleatët do të marrin vendime politike. "Dhunuan gratë, rrëzuan kamerat, dhunuan drejtues të opozitës se u shkuan në ndihmë. Flamur Noka ja ku është mund ta pyesni, përdorën ndaj tij dhunë. Kreu i FRPD ndodhet në komisariat. Gjithcka ndodhi në orët e para të ditës. Opozita do të mblidhet sot dhe të marrë vendime politike" tha Basha.

Recommended