Shembja e Teatrit Kombëtar, nis heqja inerteve

  • 4 years ago
Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, tanimë ka nisur puna për largimin e inerteve. Gazetarja e Televizionit Klan, Rashela Shehu raporton se largimi i inerteve ka nisur herët në mëngjes.
"Duket sikur ka nisur faza 2. Pas një dite shumë të gjatë të së dielës, mbi 10 orë, ku u bë edhe shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, tashmë po bëhet largimi i inerteve. Ka nisur puna që herët për largimin e mbetjeve të godinës, fillimisht po largohen inertet që përfshijnë godinën ku shtrihej Teatri Kombëtar, duke qenë se kanë qenë dy godina paralele. E më tej do bëhet largimi i inerteve pikërisht në godinën që quhej Teatri Eksperimental".
Sa i përket kalimit në këtë zonë, gazetarja thotë se tashmë është këmbësorët mund të kalojnë në zonën e pedonales. Ndryshe nga një ditë më parë, mëngjesin e kësaj të hëne nuk ka pasur prani të aktivistëve. Megjithatë ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen për të protestuar rreth 16:30.
"E për sa i përket kësaj zone, dje kemi raportuar gjatë gjithë ditës që kanë qenë të bllokuara që të gjitha kalimet, e në fakt mëngjesin e kësaj të hëne është liruar, pra është e mundur që të kalojnë edhe këmbësorët në zonën e pedonales, edhe pse vijon të ketë prani të efektivëve të policisë, të cilët kanë bërë rrethim e një perimetri sigurie, tashmë më të ngushtë aty ku po kryhen punime, por që edhe qytetarët e ndryshëm mund të kalojnë. Patjetër që është një panoramë krejt e ndryshme nga ajo që ne kemi raportuar gjatë ditës së diel.
Ndërkohë për sa i përket aktivistëve në mëngjesin e sotëm nuk ka prani të tyre, por duhet thënë që ata kanë njoftuar që do jetë ora 16:30 e pasdites së sotme, ajo që do i rikthejë sërish ata në shesh për të vijuar protestën e tyre. Por tashmë jo vetëm si një aleancë për mbrojtjen e teatrit, por si një qëndresë mbarëkombëtare, siç e kanë cilësuar edhe ata në emër të demokracisë".


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended