“Jeta e dyfishte” e Pellumb Piperos

  • 4 years ago
Ka programe që i bëjnë të ndjekur moderatorët e zotë, ka programe të tjera që i bëjnë të ndjekur të ftuarit e rëndësishëm, programi i sotëm ?Opinion? në ?Klanifornia? ishte i parezistueshëm sepse u drejtua nga moderatori më i mirë në qarkullim, me një të ftuar nga ata që çdo studio televizive do të donte ta kishte.
Përballë Albano Bogdos në rolin e Gilbert Fevziut, i ftuar në ?Opinion? ishte mjeku Pëllumb Pipero.
Atëherë, menjëherë...ti nuk e ke idenë se në çfarë majash fame ke arritur. Regjia ju lutem, disa foto nga albumi privat i Pëllumb Piperes, jua kemi vjedhur, jua kemi hakuar e-mailet. Ta marrë vesh bota se kush është Pëllumb Pipero në të vërtetë dhe jetën e tij të dyfishtë. Këtu ju shohim me mbretëreshën e Anglisë, Elizabeth II...Kur Princin Charles e zuri covid-i, të gjithë spekuluan se ishte dora juaj se e donit mbretëreshën për vete. Keni një koment për këtë?
Pëllumb Pipero: Besoj unë duhet të kem qenë...
Ti ke qenë, ti ia fute Princit Charles covid-in, për të marrë mbretëreshën për vete? Do të marrësh Anglinë, të vdesë kjo dhe të të mbetet Anglia ty?
Pëllumb Pipero: Besoj unë do të kem qenë.
Po mirë, mo, ule pak stekën mor burrë, zë ndonjë vejushë që ka 3 shtëpi, jo këtë që ka gjithë Anglinë. Të të ngelet e gjithë Anglia ty. Nga Britania e Madhe ta bëjnë piperi i madh. Ca është kjo tashi?
Në vazhdim, Gilberti solli para publikut edhe foto(montazhe) të tjera të Piperos me Papën, me Kim Kardashin dhe në rolin e Dan Bizlerian. /tvklan.al #pellumbpipero #papa #kimkardashian #danbizlerian


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended