Ceremoni në kohë pandemie, Pëllumb Pipero merr titullin 'Qytetar Nderi' në Skrapar mes përqafimeve

  • 3 years ago
Doktor Pëllumb Pipero u nderua sot me titullin e lartë ?Qytetar Nderi? në qytetin e Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit, në një kohë kur janë të ndaluara grumbullimet e përqafimet për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pipero u prit me buqeta me lule e përqafime nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, edhe pse kjo është e ndaluar. Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit, Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit ?Qytetar Nderi? i Skraparit prof.dok. Pëllumb Piperos,me motivacionin ?Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë,veçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19?.Në ceremoninë e organizuar mesditën e sotme përpara bashkisë së qytetit të Skraparit kanë qenë të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor por edhe deputetë, ministra, qytetarë të Skraparit si dhe kolegë e familjarë të Piperos.

Kryebashkiaku i Skraparit,Adriatik Mema,është shprehur se,në kohën më të vështirë që kaloi dhe po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kur të gjithë ishin në gadishmëri për ti bërë ballë këtij armiku të padukshëm e të kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve në gjithë globin, ishin bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët ata të cilët të rreshtuar në frontin e parë të kësaj lufte dhe me punën e tyre,sakrificën,dashurinë për njerëzit,u shndërruan në heronjtë e vërtetë të përballimit të kësaj situate të pazakontë.

Recommended