Gjuzi merr në mbrojtje Mustafa Licin dhe i bën thirrje Hajdarit: Je e bija e Azemit, ik nga tryeza

  • 4 years ago
Deputeti Kujtim Gjuzi gjatë fjalë së tij në Kuvend i kërkoi Rudina Hajdarit të largohet nga tryeza e këshillit politik të reformës zgjedhore, ndërsa mori në mbrojtje Mustafa Licin, dy djemve të të cilit OFL-ja u kërkoi dje të justifikonin pasurinë, por ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës e refuzoi.

"I them Rudina Hajdarit të mos shkojë më në atë këshill politik. Edhe unë kam dhënë votë pro kur ka qenë fjala për marrëveshje financiare, por jo kur duam të grabisim pronën. Jo kur i kërkojmë pronën Mustaf Licit, por nuk ja merrni pronën dot Mustaf Licit dhe Kujtim Gjuzit. Nuk ka shanse që opozita e Lanës të vijë më këtu" tha Gjuzi.